E obliguar të ndjekë stërvitjet ushtarake në kuadër të "Defender 2021", ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vendosur ti përjetojë në një mënyrë sportive duke u përfshirë dhe vetë në to.
Besojeni apo jo, diplomatja amerikane ka testuar aftësitë e saj të qitje.
Ajo shfaqet shfaqet duke bërë qitje me armë mitraloz dhe pistoletë në Bizë.
Bërë virale në rrjetet sociale ndërsa vetë Ambasada ka publikuar në faqen zyrtare të saj në facebook foto nga stërvitja por jo kur Kim qëllon me armë.
"Këtë javë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim, Ministri shqiptar i Mbrojtjes Peleshi, Gjeneral Major Jim Eifert (Garda Kombëtare e Floridës) dhe Brigadieri Jo Chestnutt (Mbretëria e Bashkuar) vizituan Zonën e Trajnimit në Bizë ku trupat amerikane dhe shqiptare po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë #DefenderEurope21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. Ata ndoqën nga afër ushtrime zjarri, pjesë e Stërvitjes të Përgjigjes së Shpejtë (një nën-stërvitje e Defender 21), ku ushtarë shqiptarë dhe amerikanë kryen trajnime të përbashkëta gatishmërie, për të rritur ndërveprimin e NATO-s dhe për të treguar aftësitë e tyre në parandalimin e konflikteve dhe aftësinë për të mbajtur kombet e sigurta" informon Ambasada amerikane.
“Defender Europe 2021”, është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.