Ndërkohë që vijon mbledhja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, presidenti është shfaqur sot duke kërcyer valle me përfaqësues të minoriteteve.
Në këto pamje shfaqet kreu i shtetit në momente të gëzueshme me pjesëtarë të pakicave duke kërcyer këngë të tyre tradicionale.
Aktiviteti është pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit që u mbajt sot në 11:30 në Institucionin e Presidencës.
Në këtë aktivitet më herët presidenti Ilir Meta mbajti edhe një fjali përshëndetëse.