15-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi/ Presidenti Meta: Shqiptarët kontribuojnë në stabilitetin dhe të ardhmen e vendit në BE

Shqipëria

15-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi/ Presidenti Meta: Shqiptarët kontribuojnë në stabilitetin dhe të ardhmen e vendit në BE

Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:18
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta përshëndeti sot përvjetorin e 15-të të shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi, duke e konsideruar një ngjarje historike për popullin malazez dhe paqen e sigurinë në rajon. 

“Urimet më të mira dhe të sinqerta në këtë përvjetor të shënuar për qytetarët e këtij shteti fqinj dhe mik me Shqipërinë, si dhe veçanërisht për shqiptarët që jetojnë atje, të cilët dëshmojnë çdo ditë se janë të vendosur të kontribuojnë për stabilitetin e këtij vendi anëtar të NATO-s dhe të ardhmen e tij në Bashkimin Europian“, thekson kreu i shtetit në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Deklarata e plotë

Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi kam kënaqësinë të përshëndes këtë ngjarje të rëndësishme historike jo vetëm për popullin e Malit të Zi dhe të ardhmen e tij euroatlantike, por edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Urimet më të mira dhe të sinqerta në këtë përvjetor të shënuar për qytetarët e këtij shteti fqinj dhe mik me Shqipërinë, si dhe veçanërisht për shqiptarët që jetojnë atje, të cilët dëshmojnë çdo ditë se janë të vendosur të kontribuojnë për stabilitetin e këtij vendi anëtar të NATO-s dhe të ardhmen e tij në Bashkimin Europian.

I lumtur, që në këtë ditë të shënuar për Malin e Zi, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, të mikprisja sot në Institucionin e Presidentit edhe përfaqësues të pakicës malazeze në vendin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat