Do ketë lehtësim të masave anticovid? Brataj ndan informacionin me shumë rëndësi për qytetarët

Shqipëria

Do ketë lehtësim të masave anticovid? Brataj ndan informacionin me shumë rëndësi për qytetarët

Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:42
Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj tërheq vëmendjen e qytetarëve për respektim të masave pasi çdo ditë ka persona që infektohen edhe në shifra të reduktuara.

Për Bratajn ky sezon turistik do të jetë më i qetë në raport me pandeminë. Përgjatë bregdetit dhe zonave të tjera turistike të vendit pritet të hapet shërbimi i urgjencës në 28 qendra shëndetësore ku do të kryhen dhe testime të shpejta për pushuesit që kanë simptomat e Covid. Përfaqësuesi i Komitetit Teknik është i rezervuar në lidhje me diskutimet mes ekspertëve për  lehtësimin e mundshëm të masave anti-covid.

Sipas Bratajt, duhet të presim edhe efektet pas grumbullimeve për festën e Bajramit  si edhe për një qëndrueshmëri të situatës në spitale.

Brataj shprehet i bindur se këtë periudhë nuk do të kemi valë agresive të koronavirusit që kaluam në muajt nëntor dhe shkurt.

Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, situata do të jetë edhe më e qetë, nëse para verës arrijmë shifrën e 1 milion të vaksinuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat