U shoqëruan në Policinë e Durrësit, kush janë djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut

Shqipëria

U shoqëruan në Policinë e Durrësit, kush janë djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut

Më: 21 maj 2021 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Klajdi e Sajmojen Taullau janë të shoqëruarit e sotëm në Policinë e Durrësit. Sajmojen Taullau është djali i Saimir Taullaut, kurse Klajdi Taullau është kushëriri i tij  i parë.

Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në shoqërimin e tyre nga Policia e Durrësit.

Nga ana tjetër Saimir Taullau është në Zvicër pasi është dënuar me 4 vite burg për trafik droge teksa një vit më parë u arrestua në Maqedoninë e Veriut.

Ai u ka shpëtuar dy atentateve në 2017 e 2018 teksa prej vitit 2005 njihet si rivali më i fortë i Aldo Bares pas vrasjes së vëllait të tij, Baki Taullau.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat