“Më e madhja në 30 vite”, Peleshi publikon foton përkrah ambasadores amerikane dhe jep mesazhin e fortë

Shqipëria

“Më e madhja në 30 vite”, Peleshi publikon foton përkrah ambasadores amerikane dhe jep mesazhin e fortë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 18:33
Niko Peleshi publikon foton përkrah ambasadores amerikane

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar disa foto nga stërvitja “Defender Europe 21” në Vlorë gjatë vizitës së sotme të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Peleshi kujton qytetarët për stacionin e radhës së FA e cila do të jetë këtë të diel në Tiranë.

“Në Vlorë me ambasadoren Yuri Kim për të parë nga afër atmosferën e stërvitjes “Defender Europe 21” që trupat shqiptarë dhe amerikanë kishin sjellë në Lungomare.

Do të vijojmë të sjellim pranë qytetarëve stërvitjen më të madhe të 30 viteve të fundit dhe këtë të diel ju ftoj në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet për një demonstrim mbresëlënës të trupave dhe mjeteve tona, tokësore dhe ajrore”, shkruan Peleshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat