Padia e Sali Berishës ndaj Blinken, juristi del me deklaratën e fortë, tregon çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria

Padia e Sali Berishës ndaj Blinken, juristi del me deklaratën e fortë, tregon çfarë pritet të ndodhë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 18:36
Sali Berisha

Juristi i njohur Romeo Kara ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të ngrejë padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe për këtë ka caktuar një avokat në Francë.

“Asnjë kusht nuk përmbush ky rast për t'u gjykuar nga kjo gjykatë. Ky rast është i përjashtuar si nga kushti territorial ashtu edhe nga cilësia e personit.

Kjo gjykatë nuk ka kompetencë gjykimi as mbi anëtarët e qeverisë franceze e jo më mbi atë amerikane. Sigurisht qeë kjo gjykatë do teë shpallë paaftësinë e saj për të gjykuar një rast të tille”, shkruan juristi.

Kjo padi e Berishës ndaj SHBA, erdhi pasi DASH e shpalli 'non grata' Berishën dhe familjen e tij, pasi e akuzon si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat