Rinumërimi nuk ndryshon gjë / LSI mbetet pa mandat në Berat

Shqipëria

Rinumërimi nuk ndryshon gjë / LSI mbetet pa mandat në Berat

Më: 21 maj 2021 Në ora: 18:42
Berat

Rinumërimi i 114 kutive të votimit në Qarkun e Beratit është mbyllur pa asnjë surprizë. Në përfundim të këtij procesi, LSI sërish nuk ka arritur që të sigurojë mandatin e parë në këtë qark.

Sipas Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, LSI ka shtuar vetëm 15 vota, nga 78 të i duheshin për t’i marrë mandatin e pestë Partisë Socialiste. PS ka humbur nga rinumërimi 20 vota dhe Partia Demokratike 15 vota.

Shifrat ngushtojnë edhe më tej diferencën mes mandatit të pestë të PS-së dhe mandatit të parë të LSI-së, por ato sërish janë të pamjaftueshme për të ndryshuar mandatet.

Në Qarkun e Beratit janë gjithsej 277 qendra votimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat