Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se do ngrejë padi në gjykatën korreksionale të Parisit kundër sekretarit të shtetit Antoni Blinken.
Avokati Saimir Visha tha se kjo padi bllokohet nga konventa e Vjenës.
Kjo konventë e vitit 1961 u jep përparësi shteteve të mos detajojnë vendimmarrjen e shpalljes i padëshiruar të çdokujt, siç ndodhi edhe me zotin Berisha.
Duke nënvizuar se pavarësisht kësaj çdo qytetar ka të drejtë të depozitojë padi në gjykata ndërkombëtare, Visha kujton se shpallja non grata nuk është vendim i një personi të vetëm.
Dhe për juristin Visha, fundi i këtij procesi mund të shikohet pa nisur.
“Nuk e detyron dot, gjykata flet me prova, provat nuk i marrin dot kështu që , s’ka gjykatë që del me një vendim”.