Gazetari i njohur Artan Hoxha tha se ambasadorja Yuri Kim, ndryshe nga Donald Lu, nuk e faktorizoi Sali Berishën dhe ky sipas tij, ishte hapi i parë për atë që do të ndodhte më pas.
“Amerika nuk ka mik askënd, të tjerët e kanë mik Amerikën, kjo është “A”-ja e tyre. Rama thjeshtë tani është kryeministër në dezhurn, ka qëlluar, kjo që ka ndodhur sot është paralajmëruar me kohë. E mbani mend seancën e 21 korrikut të 2016, ku do të votohej për reformën në drejtësi, mbani mend cfarë mesazhi u shkonte deputetëve?
U shkoi mesazhi që nëse nuk votoni duhet të paraqiteni në ambasadën amerikane me pasaportën në dorë. E publikoi zoti Mediu. Madje ka votuar edhe Armando Prenga me pranga në duar, ishte në arrest shtëpie. Ja pra që “çeçua ka biçak”, thotë populli.
E mbani mend Donald Lu pas takimeve me Bashën sa kishte problem shkonte takonte edhe Berishën e de-faktorizonte, por që kur erdhi Kim nuk e ka shkuar asnjëherë te Berisha. Shenjat po jepeshin”, u shpreh Artan Hoxha.