Fundjava që presim përpara parashikohet të jetë ideale për adhuruesit e plazhit apo udhëtimeve, kjo falë ndikmit të kushteve atmosferike të qëndrueshme mbi vendin tonë.
Moti për të dyja ditët në vijim, të shtunën dhe të dielën, parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e vranësirave kalimtare, por këto më të theksuara përgjatë relieveve malore, bën të ditur shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era për këto dy ditë do të fryjë nga kuadrati i jugut më e ndjeshme gjatë ditës së shtunë me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 10-12m/s.
Ditën e Diel era do të fryjë më e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5m/s deri në 8m/s përgjatë bregdetit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/21/auto_auto_188845091_1175457826226888_7502238279768312593_n16215963581621625421.jpg)