Vendimi i DASH, Çuri: A do shpallej Berisha non-grata nëse opozita do kishte fituar zgjedhjet?

Shqipëria

Vendimi i DASH, Çuri: A do shpallej Berisha non-grata nëse opozita do kishte fituar zgjedhjet?

Më: 21 maj 2021 Në ora: 23:29
Arjan Curri

Gazetari Arjan Curri ka folur në lidhje me vendimin e DASH për shpalljen “non-grata”  të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Curri u shpreh se nga vendim i vetmi që është prekur është Edi Rama, pas sipas tij ai e fundos armikun e tij politik .

 “Të arrijë një njeri të lobojë në DASH të shpalli non-grata një person që ka qenë kundërshtari i tij më i fortë politik, i bie është shumë i fuqishëm. I vetmi person që është prekur ndoshta më shumë nga deklaratat e Berishës, është Rama. Ai do ishte më i përfituari në këtë rast se e damkos përjetësisht armikun e tij politik. Është kjo dilemë; A do të shpallej Berisha non-grata nëse zgjedhjet do t’i kishte fituar opozita?

Pse priti DASH të zhvilloheshin edhe zgjedhjet? Ka të tjerë që thonë se nëse do fitonte opozita e bashkuar nuk do ta kishin bërë publike të paktën. Dyshoj se kjo shpallje është vetëm për arsye politike se po të mos ishte kështu, do thosha se këta që kanë pasur prova tërë këto vite dhe të mos t’i japësh, është fshehje provash kjo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat