Një ditë pas ekzekutimit të Delon Troqes, Yuri Kim shijon bregdetin e qytetit të Vlorës

Shqipëria

Një ditë pas ekzekutimit të Delon Troqes, Yuri Kim shijon bregdetin e qytetit të Vlorës

Më: 22 maj 2021 Në ora: 15:56
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka shkuar sot në qytetin bregdetar të Vlorës, një ditë pasi ky vend u trondti nga një atentat mafioz, si pasojë e të cili mbeti i vrarë Delon Troqe.

Në disa postime në Instagram, Kim shihet mjaft e qeshur krah grave e burrave të Vlorës.  “Mirëdita nga Vlora,”- shkruan Kim krah fotos, pa dhënë asnjë shpjegim më tej për arsyen e kësaj vizite.

Ditët e fundit, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e angazhuar për stërvitjen e “Defender Europe 21”, që po zhvillohet në Shqipëri. Ndërsa Vlora u trondit një natë më parë nga një krim i rëndë.

Image

Eldon Troqe, 38 vjeç u vra me breshëri kallashnikovi në lagjen “Pavarësia”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat