Ulja e infektimeve me Covid 19 stabilizon situatën në spitale, Manastirliu poston fotot me mjekët

Shqipëria

Ulja e infektimeve me Covid 19 stabilizon situatën në spitale, Manastirliu poston fotot me mjekët

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Situata epidemiologjike e koronavirusit në vendin tonë paraqitet e normalizuar, teksa ditët e fundit janë raportuar shifra në ulje të infektimeve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në “Twitter”, thotë se situata është e qetë, por sërish duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Manastirliu publikoi fotot brenda spitalit, me mjekët që kanë qenë në vijën e parë të frontit kundër Covid 19, prej më shumë se një viti.

“Pas më shumë se 14 muajsh pandemi, situata në spitale është e kontrolluar, ndërsa rastet e reja të shtrimeve në spital po ulen çdo ditë e më tepër
Por ka ende nevojë për kujdes, ndaj, t’i ndihmojmë së bashku, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i pandemisë”, shkruan ministrja, në “Twitter”.

Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat