Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, foli për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave të tjera.
Ministrja tha se është e vërtetë që numri i infektimeve ka rënë, por ama, sipas saj, kujdesi duhet të jetë ende i shtuar pasi virusi ndodhet mes nesh.
Sipas ministres, vendimet për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave të tjera, merret nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët, monitorojnë në terren dhe nga afër çdo ditë të dhënat epidemiologjike në vend.
Ogerta Manastirliu: Evropa pas një kohe të gjatë tani është duke u hapur, për ritfillimit të aktiviteteve. Nuk ka pasur izolim tërësor të aktiviteteve. Le të besojmë te Komiteti ynë i Ekspertëve. Mund të kemi lehtësim të masave nëse situata vijon e tillë. Por duhet të jemi të kujdesshëm në lirimin e menjëhershëm të masave, sepse sjell rritje të infektimeve. Po futemi në sezonin turistik dhe Shqipëria nuk ka asnjë kusht për turistët që të futen. Sot, në krahasim me vendet e tjera, ka tregues epidemiologjik të përmirësuar, por kujdesi duhet të vazhdojë.