A ka problem nëse vonohet vaksinimi me dozën e dytë? Manastirliu flet për mungesën e vaksinave kineze

Shqipëria

A ka problem nëse vonohet vaksinimi me dozën e dytë? Manastirliu flet për mungesën e vaksinave kineze

Më: 22 maj 2021 Në ora: 18:41
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastili e ftuar në News24 ka sqaruar situatën me vonesën e dozave të dyta të vaksinës kineze në Shqipëri.

Manastirliu thotë se bazuar edhe tek ekspertët nuk ka asnjë problem nëse doza e dytë e vaksinës kineze bëhet në disa ditë avancë.

Ajo thotë se qytetarët që kanë bërë dozën e parë të kësaj vaksine, do të bëjnë edhe të dytën me po të njëjtën vaksinë.

Manastirliu siguron se qeveria shqiptare po punon që të marrë nga Sinovac edhe 500 mijë doza të tjera.

"Është operuar që një pjesë e madhe të Sinovac janë përdorur në tërësi dhe me një shpejtësi të madhe për vijimin e fushatës së vaksinimit, duke superuar përqëindjen e dozave të dyta.

Nuk ka një problem shqetësues nëse doza e dytë bëhet në disa ditë në avancë. Ne qeveria shqiptare ka vijuar punën e saj për të bër të mundur që të vijnë 500 mijë doza të tjera të Sinovac dhe për të vijuar më tej me rivaksinimet me dozat e dyta, pasi një pjesë e madhe e kanë bërë dozën e dytë.

Për të vijuar dhe me vaksinimin. Kjo është vaksinë e njëjtë si doza e parë. Vijon doza e dytë me të njëjtën vaksinë. Ndërkohë vijojmë me Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik-V," tha Manastirliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat