Seit Manahasa është arrestuar nga forcat e repartit RENEA pasi dyshohet se për një periudhe kohe ka marrë peng dhe dhunuar një person.
Emri i tij nuk është i panjohur për policinë e Elbasanit.
Ai së bashku me babin e tij, Albert Manahasa u arrestuan nga policia, si të dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit.
Seit Manahasa, njihet si person problematik në Peqin, pasi disa vite më parë është proceduar dhe dënuar nga Gjykata së bashku me dy persona të tjerë Klajdi Hasanin dhe Altin Sheshi alis Agalliu, për akuzën e "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim kryer në mënyrë të rrezikshme” mbetur në tentative dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve.