Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë/ Përplasen dy makina, një i plagosur

Shqipëria

Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë/ Përplasen dy makina, një i plagosur

Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:13
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë, ku është plagosur një person.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre tip “Ford Fokus” me targë AA 744 HG.

Automjeti tjetër është me targa maqedonase dhe është dëmtuar më shumë.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat