Tre ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë zbarkojnë në Tiranë

Shqipëria

Tre ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë zbarkojnë në Tiranë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:52
Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka do të presë të dielën në një takim ministrat e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, Sllovenisë, Anže Logar dhe Çekisë, Jakub Kulhánek.

Tre ministrat e vendeve anëtare të BE-së mbërrijnë në Tiranë pas takimeve që kanë zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit katër palësh, ministrat e Jashtëm do të dalin në një deklaratë për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, tre ministrat do të priten në takime nga Kryeministri, Edi Rama, Presidenti, Ilir Meta dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Vizita e ministrave vjen në një kohë kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave të anëtarësimin në BE.

Austria, Sllovenia dhe Çekia janë tre prej vendeve që kanë mbajtur gjithnjë qëndrim pro zgjerimit të BE dhe në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu vizita vjen pasi disa dokumente “non paper” të publikuara nga mediat në Slloveni, që flisnin për ndryshimin e kufijve në Ballkan, kanë shkaktuar mjaft debat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat