Mori peng dhe keqtrajtoi dy shtetas, zbulohet qëllimi i Seit Manahasës, kërkonte 20 mijë euro

Shqipëria

Mori peng dhe keqtrajtoi dy shtetas, zbulohet qëllimi i Seit Manahasës, kërkonte 20 mijë euro

Më: 22 maj 2021 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i 38-vjeçarit Seit Manahsa. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia sqaron se Seit Manahasa, së bashku me një bashkëpunëtor, shtetasin K. M., kanë marrë peng për disa orë shtetasin G. M., dhe F. D., si dhe nëpërmjet dhunës i kanë marrë shumën e 12.000 lekëve. Njëkohësisht, mes kërcënimit dhe shantazhit, ata kanë pasur qëllim për t’i marrë pengmarrësve shumën prej 20 mijë eurove. Ndonëse arrestimi i Manahasës është bërë i mundur, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin tjetër, K. M., dhe po punon për kapjen e tij.

“Peqin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poligoni”.

Operacioni nga DVP Elbasan dhe Renea.

Vihet në pranga njëri nga autorët që i hoqën lirinë dy shtetasve, shpallet në kërkim bashkautori.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Mbi bazën e provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua nga DVP Elbasan dhe Renea, operacioni policor i koduar “Poligoni”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:

S. M., 38 vjeç, banues në Peqin.

Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë.

Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Kujtojmë Manahasa nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi për disa javë ai u mbajt në qeli si i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Emiliano Ramazanit, por kjo akuzë ra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat