Ceremonia e organizuar këtë të diel në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”, bëri bashkë presidentin Ilir Meta, ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe kryeministrin Edi Rama.
Pas përplasjeve të forta, kreu i shtetit ka shpërndarë një foto të tij gjatë shtrëngimit të duarve me ambasadoren.
Kujtojmë që në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit, Presidenti Ilir Meta sulmoi ashpër ambasadoren duke e akuzuar se po "ndërhyn në punët e Shqipërisë".
Yuri Kim deklaroi para disa ditësh në lidhje me këtë çështje se deklaratat e saj janë qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo opinione personale.
Nga ana tjetër, Meta ka hapur edhe një front të ri lufte, pasi dje u përplas edhe me DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës.