Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi sot një takim me 3 ministrat e jashtëm të BE homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovenia.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Xhaçka tha se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se është gati për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare në qershor.
"I informova kolegët për përparimin që vendi ka bërë bë rrugën e iuntegrimit në BE. Ndamë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme për konferencën e parë ndërqeveritare, ose thënë më mirë nisjen defakto të negociatave të anëtarësimit, Shqipëria kë bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave. Edhe pse viti i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë ja kemi dalë të bëjmë një përparim thelbësor në reformimin e sistemit ët drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kemi arritur të zhvillomë një proces transparent zgjedhor. Me njohjen e qartë që Komisioni Europian i ka bërë këtyre arritjeve, kemi pritshmëri të larta që Këshilli të dakordësohet për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti", tha Xhaçka.
Ministri i Jashtëm austriak: Shqipëria e gatshme të çelë negociatat në qershor, nuk ka arsye të ketë vonesa! BE nuk do t’u kthejë kurrizin
Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg tha se BE nuk do t’i kthejë kurrizin Shqipërisë dhe se do ta ndihmojë me vaksina, për parandalimin e COVID. Ministri i jashtë austriak nënvizoi se Shqipëria është e gatshme që të hapen negociatat ne qershor dhe nuk ka arsye për vonesa.
‘Më vjen shumë mirë që gjendem në Tiranë. Ky është një mesazh i fortë europian, një mesazh fortë mbështetje, simpatie dhe fqinjësia. Ju jeni më të afërt për ne fqinjësisht, politikisht por edhe lidhjeve njerëzore. Kemi parë se edhe siguria shëndetësore varet nga siguria shëndetësore në këtë Rajon. Vendi ynë Austria ishte në gjendje t’u jepte trashin e parë të vaksinave. Te tjera vaksina do të vijnë, BE nuk do të ktheje kurrizin nuk do t’ju braktisë ne do të mbetemi krah jush në këtë pandemi dhe në periudhën vijuese. Kur të 6 vendet e Ballkanin Perëndimor të bëhen pjesë e BE do të kemi arritur vizionin e kontinentit pas Luftës së dytë Botëror. Shqipëria është e gatshme që të çelë negociata nuk ka asnjë arsye më për vonesa. Ky është një proces që duhet të nisë më në fund. Do të mbetemi krah jush sot dhe në të ardhmen.’- tha ministri i jashtëm Austriak.