Begaj: Ushtarakët shqiptarë do të jenë të gatshëm për çdo mision

Shqipëria

Begaj: Ushtarakët shqiptarë do të jenë të gatshëm për çdo mision

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:32
Këtë të diele në Tiranë ka zbarkuar “Defender Europe 21”

Këtë të diele në Tiranë ka zbarkuar “Defender Europe 21”. Kjo me qëllimin që Forcat e Armatosura të jenë më afër qytetarëve.

Në ceremoninë e stërvitjes ushtarake “Defender 21” që u mbajë të sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë të pranishëm ishin edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti, Ilir Meta.

Edhe njëherë u cilësua historike stërvitja “Defender Europe 21”, ku u theksua edhe se Shqipëria është në mikë e vërtetë e Amerikës.

Shefi i i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor, Bajram Begaj është shprehur se shërbimi ushtarak i forcave të armatosura është detyrim, por edhe krenari e dinjiteti i Shqipërisë.

“Sot qytetarët e Tiranës mund t’i ndjekin, bisedojnë më afër me heronjtë të vërtetë, profesionistët ushtarakë, të vendit tonë dhe popullit mik amerikanë të cilët stërviten së bashku për të mbrojtur vlerat e përbashkëta euroatlantike[...]Në këtë ditë dua të falënderoj dhe të shpreh mirënjohje për aleatin tonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i garantoj ata dhe gjithë aleatët e NATO-s se ushtarakët shqiptarë do të jenë të gatshëm për çdo angazhim dhe mision sa herë që kërkohet nga aleatët dhe aleanca dhe të autorizohet nga autoritetet e vendit. Ne do të jemi garant me besën dhe besnikërinë e shqiptarit, me vullnetin dhe profesionalizimin ushtarak për të qëndruar krah për krah me kolegët tanë amerikanë dhe të aleancës edhe në situata më të vështira. Ne jemi një forcë e vogël në numër, modeste në kapacitetet por kudo ndodhur për komunitetet dhe emergjencat e vendit të dislokuar dhe angazhuar në pikat e nxehta të vendit përkrah forcave ushtarake të aleatëve por jo vetëm”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat