Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është lënë në “arrest shtëpie”.
Dy ditë më parë Gjoka u arrestua nga policia pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
62-vjeçari u përplas me automjetin e tij, por fatmirësisht nuk pati dëmtime të rënda.
Kujtojmë se Gjoka, është arrestuar edhe një herë tjetër për të njëjtën akuzë.