Ballafaqimi i sforcuar me ambasadoren Kim, Meta ul sytë dhe qesh me siklet

Shqipëria

Ballafaqimi i sforcuar me ambasadoren Kim, Meta ul sytë dhe qesh me siklet

Më: 23 maj 2021 Në ora: 13:19
Yuri Kim dhe Ilir Meta

Një ditë pasi sulmoi SHBA-të lidhur me vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjes e tij, për shkak të “korrupsionit në shkallë të lartë”, presidenti Ilir Meta u shfaq sot në një ceremoni me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Në takimin, që në fakt ishte vetëm protokollar, kreu i shtetit gjeti momentin për të shtrënguar duart me ambasadoren, ndërsa fotot i publikoi me nxitim në Facebook, për të transmetuar mesazhin e “normalizimit” të marrëdhënieve të tij me diplomaten e SHBA.

Por nëse i hedh një vështrim të ftohtë fotove të publikuara nga Ilir Meta, duket se kemi të bëjmë me një “autogol” të presidentit.

Kreu i shtetit shfaqet tërësisht “i sforcuar” në ballafaqimin me ambasadoren. Ai gjithë kohës mban sytë ulur, ndërsa tenton të buzëqeshë.

Për ndryshe nga presidenti që ndjehet në siklet, ambasadorja e shikon drejt e në sy dhe qendron akull e ftohtë. Shtrëngimi i duarve vjen në një moment kur sulmet e presidentit ndaj ambasadores janë ende të freskëta.

Para zgjedhjeve, kreu i shtetit e akuzoi ambasadorën si të njëanshme, ndërsa tha se “po ndërhynte në punët e Shqipërisë”.

Në deklaratat e tij, Meta shkoi shumë larg, duke thënë se nuk ka frikën e SHBA edhe pse ata mund ta vrasin tek Mali me fropa, ndërsa shtoi se raketa ka edhe Rusia apo Koreja e Veriut dhe jo vetëm SHBA.

"U kam thënë nëse keni gjë më mua, ju më lajmëroni kur e keni, se unë e di që ju edhe më vrisni, i kam thënë, po të vete te Mali me Gropa më lëshoni ndonjë raketë, që të mos dëmtoj njerëz të tjerë, se nuk e kam problem. Por SHBA nuk kanë gjë me Ilir Metën se është politikani më luajal me Amerikën në 30 vite. Po të jetë se kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanmbajtëse dhe raketa, ka edhe Rusia, duhet të kemi frikë edhe nga Rusia, ka edhe ky, koreano-veriori, edhe ai ka, por ne e duam për demokracinë”, tha Meta më 23 prill.

Kulmin e përplasjes me SHBA, presidenti e pati dje, kur doli në mbrojte të Sali Berishës, i cili u shpall “non grata”. Në një sulm të hapur ndaj Departamentit amerikan, Meta flet për "fletërrufe" të porositur në Tiranë dhe një akt të poshtër.

Vetë Berisha, personi ndaj të cilit janë vënë sanksionet amerikane, nuk i përcaktoi arsyet, por Meta, u shpreh si sigurt se gjithçka ka të bëjë me zgjedhjet e 25 Prillit.

“Kjo "fletërrufe" jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik”, shkruante kreu i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat