Stërvitja më e madhe ushtarake “Defender Europe 21” në vendin tonë, ka vijuar këtë të diel në sheshin “Nënë Tereza”, ku u cilësua si “Dita e hapur” e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane.
Stërvitja “Defender 21” bëri bashkë, ambasadoren amerikane Yuri Kim, kryeministrin e vendit Edi Ramën dhe presidentin Ilir Meta. I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
I vetmi që mungonte në atë ceremony ishte kryetari i parties demokratike Lulzim Basha edhe pse ambasadorja, amerikane i kishte bërë ftesë duket se kreu i PD e ka refuzuar.
Në artikullin e Zërit të Amerikës shkruan se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Por kreu i PD nuk mori pjesë kjo vjen pas vendimit të DASH për shpalljen "non-grata" të Sali Berishës dhe familjes së tij. Basha reagoi ashpër ndaj DASH duke e kuajtur se po ben një gabim të madh.