Nënkryetarja e bashkisë së Pogradecit, Entela Gusho u shpreh në Euronews Albania se në këtë prag të sezonit veror, në këtë qytet është rritur numri i turistëve.
“Turistët janë prezentë në Pogradec. Kjo edhe në fundjavat e kaluara, por në këtë fundjavë ka një dyndje të madhe të turistëve, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe turistë nga Kosova”, u shpreh zonja Gusho.
Ajo sqaroi se ky sezon veror do të ketë kalendarin e 100 ditëve, në të cilin janë përshirë edhe disa festa, midis tyre edhe festa e Mokrës.
Zonja Gusho shtoi se do të ketë edhe guida malore për turistët.
“Një pjesë e guidave i përkasin zonës së Mokrës. Bashkia Pogradec ofron jo vetëm plazhin, por edhe udhëtime shumë të larmishme nëpër kanione”, tha ajo më tej.
“Hoteleritë kanë pronontime nga vendet e tjera, sidomos ato nordiket, për muajin korrik dhe gusht”, përfundoi ajo.