Meta mbështet protestën: Dënoj me forcë rastet e abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri

Shqipëria

Meta mbështet protestën: Dënoj me forcë rastet e abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri

Më: 23 maj 2021 Në ora: 14:42
Pamje nga protesta

Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me protestën e zhvilluar sot në Tiranë, kundër abuzimit të vajzave dhe grave, nisur nga rasti i abuzimit të së miturës në Mirditë nga 5 persona.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në vend,

Tutje, presidenti thekson se ky krim meriton ndëshkim të rëndë ligjor.

“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor,” shkruan Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat