"Basha të sillet si kryetar partie jo si pronar i ndërmarrjes private", Ristani: Nuk ka rrugë tjetër

Shqipëria

"Basha të sillet si kryetar partie jo si pronar i ndërmarrjes private", Ristani: Nuk ka rrugë tjetër

Më: 23 maj 2021 Në ora: 15:54
Lulzim Basha dhe Arben Ristani

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani, është shprehur se nuk ka rrugë tjetër për të ringritur dhe fituar Partinë Demokratike, përveç se të jetë demokratike.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebok, Ristani shkruan se një garë për kreun e Partisë Demokratike, e drejtë, e barabartë, me rregulla të gjithëpranuara dhe zbatuara, do të japë jo vetëm një kryetar legjitim, por do të bëjë ndryshimin me të gjitha partitë politike në vend dhe do të japë shembullin e duhur dhe shpresën për të ardhmen.

Sipas Ristanit debati politik mes kandidatëve është kurora e duhur e një gare që ngjall shpresën për ndryshim.

“Basha, i cili mban veten për kryetar perëndimor, ka shansin e fundit të sillet si kryetar partie dhe jo si pronar i ndërmarrjes private”, shkruan Ristani me tone ironizueset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat