Abuzimet seksuale ndaj të miturve/ Tushi: Mungojnë standartet e komunikimit mes të rinjve në vend

Shqipëria

Abuzimet seksuale ndaj të miturve/ Tushi: Mungojnë standartet e komunikimit mes të rinjve në vend

Më: 23 maj 2021 Në ora: 16:55
Gëzim Tushi

Sociologu Gëzim Tushi, ka komentuar abuzimet seksuale në vendin tonë, ku rasti i fundit ka qenë i 15-vjeçares nga Mirdita, e cila u përdhunua nga 5 persona.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, shprehet se kjo është një dukuri që prishje të sistemit seksual tradicional të shoqërisë, në vendin tonë.

"Pa diskutim besoj se kur flasim për këtë dukuri të re, për këtë infeksion social shumë të përhapur tepër shqetësues. Është një dukuri, tregon për një lloj prishje të sistemit seksual tradicional të shoqërisë shqiptare.  Kjo dukuri ka qenë shumë periferike, dhe shoqëria shqiptare në  Kushtetutën e vet, ka pasur mbrojtjen e fëmijëve. Kanë qenë shumë të rrallë maniakët  e seksit, abuzantët me fëmijë.

Fakti që sistemi i jetës seksuale po shthuret, po liberalizohet në thonjëza, por shkarkimi i këtij liberalizmi mbi trupin e brishtë, duke abuzuar, mbi shpirtin e tyre është shumë shqetësuese dhe kjo ka pasoja."

Më tej thotë se është momenti që të gjejmë mënyrën se çfarë duhet të bëjmë për të ndëshkuar kriminelët e seksit, teksa shton se shoqëria, shkolla dhe familja duhet të merret me edukimin e adoleshentëve.

Tushi shton se duhet të flitet më shumë në familje dhe shkollë për seksualitetin në mënyrë që të rinjtë të edukohen dhe të jenë të informuar për rreziqet.

Maniakët ekzistojnë dhe do të ekzistojnë, por çështja është se çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar fenomenin e abuzimit seksual, dhe së dyti çfarë duhet të bëjmë për të ndëshkuar kriminelët e seksit fëminor që ky proces të reduktohet.

Është moment që duhet të gjejmë terapinë e duhur. Për mendimin tim nevoja problem i parë është nevoja për edukimin e fëmijëve tanë, për të mbrojtur seksualitetin e tyre, për t’i bërë aë koshient dhe të ndërgjegjshëm. Vëmendja e shoqërisë e medias e shkollës është se duhet të merremi më adeleshentët pasi këto që po ndodhin kanë disa arsye, siç është pjekuri e parakohshme, ulja e moshës së seksualitetit. Duhet t’i bëjmë ata të ndërgjegjshëm.

Kushti i parë për t’i mbrojtur fëmijët nga abuzimi seksual, është ngritja e digës, brenda tyre për t’u mbrojtur nga këto raste. Pra duhet të flasim me fëmijët. Shkolla dhe familja janë dy institucionet ku flitet mbi seksualitetin, për t’i bërë ata më të ndërgjegjshëm, për seksin e tyre, për rrezikun e jashtëm."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat