Pasditen e kësaj të diele është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike, ku pritet që të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i kandidatëve për kryetar.
Në këtë mbledhje do të mungojë kreu aktual i PD-së Lulzim Basha, mbledhja do të drejtohet nga autorizuar dy nën/kryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhin.
Ndër të tjera mësohet se Basha është larguar nga selia blu për të shmangur konfliktet e interesit që mund të lindin me praninë e tij në mbledhje.
Ndërkohë deri më tani kandidatë për kryetarin e ri të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit janë 9.