Ambasadori gjerman ishte ditën e sotme në qytetin e Maliqit, Zingraf ka vizituar një projekt të KFW gjermane për trajtimin e mbetjeve duke thënë se projekte të tilla do vijojnë në rang vendi.
Në një reagim për mediat i pyetur për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Berisha ai tha se nuk ka asnjë koment.
Çfarë mendoni për shpalljen "non-grata" të zotit Berisha nga DASH?
Ambasadori: Nuk kam asnjë koment.
Ambasadori foli dhe për negociatat: Kushtet e negociatave janë plotësuar, kam besim se do të hapen.