Gara për kreun e PD-së/ Shehaj: Nëse kryetari humbet në zgjedhje, ai duhet të japë dorëheqjen

Shqipëria

Gara për kreun e PD-së/ Shehaj: Nëse kryetari humbet në zgjedhje, ai duhet të japë dorëheqjen

Më: 24 maj 2021 Në ora: 18:31
Agron Shehaj

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj të hënën është shprehur se mos ndryshimi i udhëheqjes së PD-së, do ta çojë përsëri këtë forcë politike në humbje në vitin 2025.

Përmes një konference për mediat, Shehaj theksoi se kryetari i PD-së duhet të ketë vetëm një mundësi, nëse humbet zgjedhjet, aiduhet të largohet.

“Për ta mundur regjimin e Edi Ramës ka nevojë për një udhëheqës krejt të ndryshëm nga ai. Të pakorroptuar. Partia jonë ka nevojë për një reformë të thellë dhe të menjëhershme.

Të qenurit kryetar i PD nuk duhet të jetë vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi. Në statut kryetari duhet të ketë vetëm një mundësi të japë dorëheqjen nëse dështon”, tha Shehaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat