​Shqipëri, prodhimi i energjisë elektrike u rrit me 2.2 herë

Shqipëria

​Shqipëri, prodhimi i energjisë elektrike u rrit me 2.2 herë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Prodhimi neto vendës i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 2.2 herë duke arritur vlerën 3.344 GWh nga 1.546 GWh sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2020, ka bërë të ditur Instituti i Statistikave i Shqipërisë- INSTAT.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 56.5 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 43.2 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovuar) në masën 0.3 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Ndërkohë, eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 1.147 GWh nga 346 GWh.

Duke shënuar një rritje me 3.3 herë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat