Marshim kundër dhunës në Shkodër/ Protestë pas përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë

Shqipëria

Marshim kundër dhunës në Shkodër/ Protestë pas përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 20:19
Marshimi në Mirditë

Dhjetra qytetarë të Shkodrës kanë marshuar në rrugët kryesore të qytetit kundër rasteve të dhunës seksuale që po shtohen në vendin tonë.

Me pankarta në duar dhe thirrje, ata kërkojnë masa më të ashpra ndaj dhunuesve, edukim më të fortë në shkolla dhe mbështetje të viktimave.

Kjo protestë ishte në vazhdën e marshimeve të tjera që po bëhen në të gjitha qytetet e vendit nga shoqëria civile, pas përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë, nga 5 persona, ngjarje e cila tronditi të gjithë opinionin publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat