Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.
Pasi përpjekja e tyre në Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve dështoi, demokratët vazhdojnë betejën në shkallën e fundit të gjykimit duke kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.
Lajmin e padisë në Kolegjin Zgjedhor e bën me dije juristi i PD-së, Marash Logu, sipas të cilit kërkohet pavlefshmëri dhe përsëritjen e zgjedhjeve.
“Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, shkruan ai.