Manjani: Kushdo të jetë kryetar i PD, e ka të pamundur të shkëputet nga hija e Berishës

Shqipëria

Manjani: Kushdo të jetë kryetar i PD, e ka të pamundur të shkëputet nga hija e Berishës

Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:13
Ylli Manjani

Ylli Manjani thotë se në rast se do të ishte në garë për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike do ta niste këtë proces duke takuar Sali Berishës.

Sipas tij, ndikimi i Berishës në PD është i padiskutueshëm dhe thotë se edhe ish-kryeministri i intereson forcimi i PD-së dhe kolegjialitetit të partisë.

“Po të isha kandidat nuk do ta kisha nisur këtë proces me një kafe me Sali Berishës dhe pa e bërë publike këtë gjë. Sa të jetë gjallë Sali Berisha, të marri frymë, kushdo të jetë kryetari i PD nuk ka shans të jetë i shkëputur nga hija apo ndikimi i Sali Berishës. Berisha vazhdon të jetë lider, e ka të lindur atë ai. Influenca normale, njerëzore, politike e një lideri të lindur në partinë që ka drejtuar vetë është prezente dhe të mos kemi asnjë iluzion se u shkëputën nga e shkuara”, shprehet Manjani.

Duke e krahasuar me atë që ka ndodhur në Partinë Socialiste, z. Manjani tha se Edi Rama arriti që të fitonte përballë Fatos Nanos duke treguar lidership.

“Nuk është i njëjti skenar si Nano-Rama, Rama erdhi si një lider i lindur imponoi respekt, ndërsa Nano tregoi një lodhje. Shumë i zgjuar pa diskutim por përballë një lideri si Edi Rama, zgjodhi tërheqjen dhe ishte mëse normale. Kurse këtu në PD është e kundërta”, tha ish-ministri i Drejtësisë, raporton Euronewsal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat