Qëndrimi i Metës ndaj sekretarit Blinken/ Peza: Demaskoi veten, shqiptarët janë populli më pro-amerikan!

Shqipëria

Qëndrimi i Metës ndaj sekretarit Blinken/ Peza: Demaskoi veten, shqiptarët janë populli më pro-amerikan!

Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:23
Alfred Peza

Pas shpalljes ‘non grata’ të ish-presidentit Sali Berisha, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, presidenti aktual, Meta reagoi kundër Blinken.

Ilir Meta e quajti akt të poshtër e të pabesë të sekretarit Antony Blinken dhe si “fletërrufe të porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë”. Kjo akuzë e Presidentit u kritikua nga opinioni publik.

Analisti, Alfred Peza, i ftuar në “Open”, thotë se Meta demaskoi veten me çfarë tha.

“Është në kundërshtim me çdo lloj fryme të kushtetueses. Ai kur flet, nuk paraqet qëndrimin e qytetarit Ilir Meta, por qëndrimin e një presidenti, si përfqësues i kushtetutës dhe qytetarëve. Populli shqiptar është më pro-amerikani në botë. Kështu që, ajo deklaratë e Metës, nuk mundet kurrsesi të përfaqësojë shqiptarët”.

Sipas tij, nisma për shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit, tani është më legjitim se kurrë. “Tani nuk ka asnjë dyshim , që shkarkimi që ka nisur, është akoma më legjitim. Edhe ata që kanë qenë kundër, tani nuk kanë më asnjë hezitim”, shprehet analisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat