Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndaj tij rëndon vepra penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa materialet procedurale për të arrestuarin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Dhërmi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton Policia.