"Non grata"/ Nishani: Berisha model i ndershmërisë dhe transparencës, Basha hipokrit, fshihet pas PD

Shqipëria

"Non grata"/ Nishani: Berisha model i ndershmërisë dhe transparencës, Basha hipokrit, fshihet pas PD

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:19
Bujar Nishani

Ish presidenti Bujar Nishani, pjesë e grupit për PD-në beson se çështja e shpalljes së Berishës "non grata" do të zgjidhet pasi Berisha është një model ndershmërie e institucionalizmi.

“Kam eksperiencë personale. Konfirmoj e dëshmoj kudo e para kujtdo. Kam konstatuar Berishën model ndershmërie e institucionalizmi. Besoj se kjo çështje do zgjidhet, por ajo është më e rëndësishme është se kjo nuk do të cënojë kurrë marrëdhëniet jetësore mes SHBA e Shqipërisë”

Por Nishanin e shqetëson ajo që e quan “hipokrizi” të Bashës.  Kryetari i PD-së, thotë Nishani, nuk ka bërë transparencë nëse në vendimet e tij qoftë dhe të vështira politike a është shantazhuar apo ndikuar nga Berisha apo jo.   

Një qëndrim hipokrit të zotit Basha. Në emër të PD- së Basha është treguar hipokrit duke iu mbështetur tek kërkesa e transparencës. Basha e unë që jemi bashkëpunëtorë të Berishës jemi të qartë. Ai duhej të bënte tansparencë.

"Ka që në 2013 në opiniion publik e mediatik ka padiskutim dhe çdo ditë diskutime dhe opinione që Basha është i nxituar, i trysnuar nga Berisha në vendimet politike që ai ka marrë në emër të PD.

Është hiporizi se Basha nuk e ka përgënjeshtruar kurrë këtë çështje. Basha duhet të dalë të thotë nëse është ndikuar, shantazhuar nga Berisha për të marrë këto vendime apo jo”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat