Vrasja e Delon Troqes në Vlorë, gazetarja: Ekzekutimi dyshohet për prishje të pazareve të drogës në Spanjë…

Shqipëria

Vrasja e Delon Troqes në Vlorë, gazetarja: Ekzekutimi dyshohet për prishje të pazareve të drogës në Spanjë…

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:08
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga vrasja e Delon Troqes në Vlorë.

Lala theksoi se ekzekutimi i Troqes mund të jetë bërë për shkak të prishjeve të pazareve të drogës në Spanjë, duke shtuar se policia duhet të shtojë më shumë sigurinë e mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Vlora po tronditet nga ngjarje kriminale dhe situata nuk është e mirë, në kohën kur nis edhe sezoni turistik. Vlora duhet të patrullohet më shumë. Në Vlorë ka vetëm fushata, prokurorët duhet të punojnë më shumë. Ka një blindim në orët e para pas ngjarjes, por se pastaj gjithçka kthehet në normalitet. Në lidhje me vrasjen e Delon Troqes, ai kishte pak ditë që ishte kthyer nga Spanja.

Mendohet se mund të kishte përplasje në Spanjë, mund të lidhet me trafikun e drogërave të forta. Urdhri për ekzekutimin e tij mund të ketë ardhur nga Spanja. Hetuesit kanë marrë informacione. Troqe bënte vetëm shërbim për turistët dhe nuk kishte rekord kriminal të rëndë në vend. Hetuesit mendojnë se vrasësi/it mund të njohin mirë zonën”, tha Lala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat