Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, nga Përmeti ka deklaruar, se janë plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën Ndërqeveritare, ku pritet të merret dhe vendimi për çeljen zyrtare të negociatave.
“Sa i përket Bashkimit Europian, ne mund të themi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën Ndërqeveritare. Shtetet anëtare do të marrin vendim në javët në vijim, ne mendojmë se ka ardhur koha që ky vendim të merret dhe ne vazhdojmë të besojmë se BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor“, është shprehur Soreca.
Sipas të njëjtit, 25 prilli kaloi pa probleme, ndërsa Opozita duhet të ndjekë rrugën isntitucionale për parregullsitë që pretendon.
“Ne konsideronim provim ditën e zgjedhjeve, pra mënyra se si do të shkonte dita e zgjedhjeve dhe në fakt raporti paraprak i OSBE/ODIHR e tha qartë: Dita e zgjedhjeve ka ecur në mënyrë të rregullt, pa probleme. Pra për ne test ishte dita e zgjedhjeve!”, ka thënë Soreca.