“Kanë vënë në rrezik masiv shëndetin e qytetarëve”, Meta: UKT Tiranë shpërndau ujë të papërdorshëm, Prokuroria të hetojë

Shqipëria

“Kanë vënë në rrezik masiv shëndetin e qytetarëve”, Meta: UKT Tiranë shpërndau ujë të papërdorshëm, Prokuroria të hetojë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:47
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta denoncon në “Facebook” Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Tiranës, se ka furnizuar me ujë të papërdorshëm sipas parametrave qytetarët e kryeqytetit, që sipas tij, meritojnë mbrojtje shëndetit përmes shërbimeve shtetërore.

Krue i Shtetit thekson se mbështet aktivizimin e shoqërisë civile për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga “papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës”.

Sipas Metës, çështja duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore, ndërkohë të dhënat e bëra publike, duhet të vënë në lëvizje Prokurorinë për të hetuar deri ku arrin shkalla e përgjegjësisë dhe e shkeljes së ligjit, për të nxjerrë para drejtësisë këdo, që ka vendosur në rrezik masiv shëndetin e banorëve të kryeqytetit.

Mesazhi i Metës:

Qytetarët e Tiranës meritojnë mbrojtje të garantuar të shëndetit përmes shërbimeve shtetërore, që mbahen dhe paguhen me taksat e tyre.

E përshëndes aktivizimin e shoqërisë civile në këtë rast për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, në varësi të Bashkisë, që siç faktohet nga të dhënat e bëra publike, ka rrezikuar jetën e tyre duke i furnizuar me ujë të papërdorshëm sipas parametrave.

Tashmë, që pritet arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, çështja duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore, ndërkohë të dhënat e bëra publike, duhet të vënë në lëvizje Prokurorinë për të hetuar deri ku arrin shkalla e përgjegjësisë dhe e shkeljes së ligjit, për të nxjerrë para drejtësisë këdo, që ka vendosur në rrezik masiv shëndetin e banorëve të kryeqytetit.

Mbrojtja e shëndetit dhe e jetës së qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, veçanërisht në këtë periudhë pandemie, duhet të jetë prioritet absolut. ??

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat