Hapet sot zyrtarisht sezoni veror dhe turistik per bregdetin e Kavajes. Ne kuader te kesaj dite bashkia e qytetit zhvilloi nje aktivitet, qe u shoqërua me këngë, valle dhe nje koktej te shtruar per te gjithe te pranishmit.
Fjalen e hapjes se aktivitetit e mbajti vete kryetari i bashkise Kavaje, Redjan Krajli, i cili njoftoi hapjen e sezonit, si dhe mbeshtetjen e tij per sektorin e turizmit.
Prej majit e deri në tetor qyteti i Kavajes pret të shumëfishoj turistet që vijne nga vendet e huaja.
Sezoni turistik veror 2021 pritet të jetë më i mirë sesa ai i vitit të shkuar, per shkak edhe te vaksinimit te nisur tashme ndaj covid19, uljes se shifrave, si dhe lehtesimit te masave qe priten se shpejti.