Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca përcollën përmes fjalëve të një 15-vjeçareje nga Përmeti besimin se Shqipërinë e pret një e ardhme e shndritshme.
“Momenti i ditës në Përmet ishte kur një vajzë e re kapi mikrofonin dhe m’u drejtua: Për 15 vite e shoh veten prokurore për të dhënë kontributin tim në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri”, shkruan Ambasadori i BE, Luigi Soreca.
“Me këtë vullnet e zotim të të rinjve, Shqipëria ka një të ardhme të shndritshme përpara”, mbyll reagimin e tij Soreca.
Postimin e Sorecas e shpërndau edhe Yuri Kim përmes rrjeteve sociale me shënimin e shkurtër “Brava”.
Fotoja e shkrepur është nga takimet e zhvilluara në kuadër të takimeve të organizuara nga Bashkimi Europian në mbarë Shqipërinë me slloganin “Europa është këtu”.