Gjesti emocionues, ushtarët amerikanë të “Defender 21” me paratë nga xhepi i tyre dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe në Kamëz

Shqipëria

Gjesti emocionues, ushtarët amerikanë të “Defender 21” me paratë nga xhepi i tyre dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe në Kamëz

Më: 25 maj 2021 Në ora: 22:55
Ushtarët amerikanë të “Defender 21”

Në Shqipëri jo vetëm me mision ushtarak, por edhe human. Forcat ushtarake paqeruajtëse amerikane të mbërritura në vend në kuadër të stërvitjes 'Defender 21" kanë shpërndarë dhurata për nxënësit me aftësi ndryshe në shkollën " Halit Coka" në Kamëz.

Gjithçka ka qenë një kontribut me paratë e tyre personale, duke u dhuruar fëmijëve me pajisje shkollore, si dhe topa futbolli, basketbolli, volejbolli dhe tableta.

Event me rëndësi sot në shkollën tonë. Forcat ushtarake paqeruajtëse amerikane dhe të aleatëve vizituan shkollën e re me standarte bashkëkohore. Ekipi I kryesuar nga Koloneli i Divizionit 53 të Gardes Kombëtare të Floridës z. Blad si dhe përfaqësues të ambasadës  amerikane në Tiranë,vizituan ambjentet e shkollës, ku shprehen konsideratat më të larta për infrastrukturën shkollore dhe mikpritjen  e rezervuar nga shkolla për ta.

Në fund në shenjë mirënjohje dhe solidariteti ata me buxhetin e mbledhur nga xhepi  i tyre dhuruan dhjetëra çanta me paisje shkollore , si dhe topa futbolli , basketbolli , volejbolli dhe tableta për nxënësit me aftësi ndryshe", njofton shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat