Rama publikon video nga punimet në rrugën e Arbrit

Shqipëria

Rama publikon video nga punimet në rrugën e Arbrit

Më: 26 maj 2021 Në ora: 08:40
Ilustrim

Rruga e Arbrit  është një ndër rrugët që pritet të bëjë realitet ëndrrën e dibranëve për të shkurtuar kohën e lëvizjes me kryeqytetin.

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë e ka nisur me një video nga punimet që po zhvillohen për mbylljen e këtij aksi rrugor.

Rama ka publikuar një video nga tunelet që ndodhen në rrugën e Arbri, mes të cilëve duket Ura e Vashës, një nga urat më të larta në Shqipëri 157 metra.

“MIRËMËNGJES 
dhe nga rruga e Arbërit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat