Komisioni Hetimor për Metën miraton sot raportin

Shqipëria

Komisioni Hetimor për Metën miraton sot raportin

Më: 26 maj 2021 Në ora: 09:22
Ilir Meta

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta pritet të miratojë sot raportin e tij paraprak që do të dorëzohet në Kuvend.

Anëtarët e mazhorancës thanë një ditë më parë se kreu i shtetit ka cenuar marrëdhëniet me partnerët dhe se me deklaratat e tij për nxitje dhune ka kryer vepër penale.

Sipas Alket Hysenit, kreu të komisionit, Meta është përpjekur të ndërhyjë edhe në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, organi që do të thotë fjalën e fundit për shkarkimin e tij.

Raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor që kërkon shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar pritet të votohet  nga kuvendi brenda javës së parë të Qershorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat