Manastirliu paralajmëron lehtësimin e masave anticovid: Mblidhet nesër Komiteti Teknik i Ekspertëve

Shqipëria

Manastirliu paralajmëron lehtësimin e masave anticovid: Mblidhet nesër Komiteti Teknik i Ekspertëve

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:14
Ogerta Manastirliu

Ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të vendosur për masat e reja anti-covid në vendin tonë.

Këtë fakt e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila paralajmeroi zbutje te masave.

Kujtojmë se prej shumë kohësh vendi ynë po përballet ashtu si e gjithë bota me pandeminë e koronavirusit.

Por me përmirësimin e situatës dhe uljes së shifrave të rasteve të infektimeve, duket se disa masa do të hiqen, siç mund të jetë mbajtja e maskës në ambiente publike apo dhe ora policore e cila hyn në fuqi pas orës 22:00, deri në 06:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat