Shkarkimi i presidentit Meta do të votohet në parlament me 10 qershor

Shqipëria

Shkarkimi i presidentit Meta do të votohet në parlament me 10 qershor

Më: 26 maj 2021 Në ora: 12:12
Ilir Meta

Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të Kreut të Shtetit për shkelje të Kushtetutës.

Në edicionin e lajmeve të orës 12: 00 në Top Channel gazetari Muhamed Veliu raportoi se votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 Qershor.

Me të gjitha gjasat edhe votimi shkarkimit pritet të ndodhë në të njëjtën seancë.

Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit te Komisionit Hetimor datën 10 Qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat